Volt Kosova (SQ) | Lajme
Misioni dhe Qëllimi
Blogët Volt Kosova janë më shumë sesa thjesht një platformë informacioni, është një grup mendimtarësh i drejtuar nga të rinjtë. Misioni ynë është të:
U japim të rinjve një zë
në formësimin e së ardhmes së Kosovës brenda një konteksti evropian.
Nxjerim në pah njohuritë profesionale
nga fusha të ndryshme akademike.
Të kapërcejmë hendekun
midis Kosovës dhe Evropës përmes të menduarit kritik.
Të ofrojmë një skenë
për të rinjtë që të publikojnë punën e tyre në një platformë serioze.
Lexoni këtu pse mendojmë se Volt Kosova është e rëndësishme
Para se të shkruani artikullin/blogun tuaj, lexoni më parë udhëzimet tona këtu
Teksa i afrohemi Kuvendit tonë të Përgjithshme këtë mars, ne nuk po planifikojmë thjesht një takim. Po ndërtojmë një urë. Ja se si Volt është i pozicionuar në mënyrë unike për të sjellë rezultate reale për Kosovën — dhe pse kjo ka rëndësi për të ardhmen e Europës.
Duke i dhënë Diasporës një Zë të Vërtetë
Kosova ka një diasporë të madhe. Pothuajse secili këtu ka familjarë në Gjermani, Zvicër ose në vendet e Beneluksit. Por deri më tani, ata kanë qenë politikisht të fragmentuar: dërgojnë para në atdhe, por nuk kanë pasur fjalë në mënyrën se si qeveriset vendi i tyre.
Volt po e ndryshon këtë përmes strukturës sonë unike pan-europiane. Ne nuk kërkojmë vetëm vota; ne ofrojmë përfaqësim të drejtpërdrejtë në çdo nivel ku merren vendime:
Në Parlamentin Europian: Eurodeputetët tanë flasin për kosovarët, sepse jemi pjesë e së njëjtës parti.
Në Parlamente Kombëtare dhe Rajonale: Nga Bundestagu deri te këshillat komunale në Holandë, përfaqësuesit e Volt janë aleatë të qasshëm për diasporën kosovare.
Po ndërtojmë një sistem ku një kosovar që jeton në Berlin nuk është thjesht një “i jashtëm”, por një lidhje kyçe mes politikës në Prishtinë dhe Bruksel.
Zgjidhja e Çështjes së Njohjes nga Brenda
E dimë që statusi i Kosovës ende diskutohet në disa cepa të Europës. Diplomacia tradicionale shpesh ngec këtu. Volt Kosova po ndjek një qasje tjetër: po e rregullojmë nga brenda.
Aktualisht po punojmë që njohja e Kosovës si shtet sovran të përfshihet drejtpërdrejt në programin zyrtar politik të Volt Europa.
Kjo ndryshon gjithçka. Do të thotë se, teksa Volt rritet në gjithë kontinentin, çdo degë (edhe në shtetet që nuk e njohin Kosovën) do të jetë e unifikuar rreth sovranitetit të Kosovës. Po ndërtojmë një front të përbashkët evropian për Kosovën, anëtar pas anëtari.
Aleatë, jo vetëm Fqinj
Integrimi europian nuk duhet të presë një nënshkrim traktati. Ne po e përshpejtojmë procesin duke bashkëpunuar drejtpërdrejt që tani me degët kombëtare të Volt në mbarë Europën.
Po koordinojmë iniciativa të përbashkëta për të normalizuar imazhin e Kosovës dhe për të luftuar për integrimin sot. Kur kolegët tanë në Francë apo Spanjë flasin për Kosovën, ata nuk do të mbështeten në stereotipe të vjetra, por në njohuri reale dhe bashkëpunimin që kanë me ne. Po e shndërrojmë “politikën e jashtme” në “punë ekipore të brendshme”.
Ne Jemi Europianët më të Rinj
Kosova ka popullsinë më të re në Europë. Mjafton të ecësh nëpër rrugët e Prishtinës për të ndjerë një energji që nuk e gjen askund tjetër. Por për shumë kohë, kjo energji ka qenë e bllokuar nga politika të vjetra.
Volt Kosova është shtëpia politike e kësaj gjenerate. Ne po largohemi nga tensionet etnike të së kaluarës dhe po fokusohemi te sfidat e së ardhmes: të drejtat digjitale, veprimi klimatik dhe mobiliteti i vërtetë social.
Përfundimi
Këtë mars, ne po nisim fazën tonë të radhës. Po mbledhim fonde për të ndërtuar një ekip profesional që mund të i zbatojë këto strategji.
Mbështetja e Volt Kosova nuk është bamirësi. Është një investim në një Europë të plotë, të lirë dhe të bashkuar. Është një sinjal se evropianët më të rinj dhe më optimistë nuk do të lihen më pas.
Bashkohu me ne. Na ndihmo ta ngjyrosim Kosovën vjollcë.
Italia dhe Shqipëria: Një zgjidhje cinike për azilin
Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, aktualisht në qendër të një debati të ashpër, ilustron më së miri anët më të këqija të kësaj prirjeje. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka promovuar këtë marrëveshje si një zgjidhje të guximshme ndaj presioneve migratore të vendit, duke ngritur qendra azili në Shqipëri për të përpunuar aplikimet jashtë kufijve të Italisë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje dypalëshe, migrantët e kapur gjatë rrugës për në Itali transferohen në qendrat në Shqipëri nëse plotësojnë kritere specifike:
Ata duhet të vijnë nga vende që klasifikohen si "të sigurta" nga qeveria, ku individët supozohet se nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare; dhe
Nuk duhet të i përkasin grupeve vulnerabël si minorët e pashoqëruar, gratë dhe individët me probleme shëndetësore ose të moshës, siç parashikohet nga Direktiva e BE-së për Kushtet e Pritjes (2024/1346/BE).
Marrëveshja kryesisht synon migrantë meshkuj të rritur, të cilët supozohet se i nënshtrohen një procedure të shpejtë azili prej 28 ditësh. Kërkesat e miratuara për azil përfundojnë me transferimin në Itali, ndërsa refuzimet çojnë në deportim nga Shqipëria drejt vendeve të tyre të origjinës. Raportet tregojnë se këto qendra, të financuara me 67.5 milionë euro — vetëm një pjesë e vogël e 680 milionë eurove të parashikuara për pesë vitet e ardhshme — janë të pajisura dobët për të menaxhuar fluksin e aplikuesve dhe përballen me pasiguri ligjore që mund të kërkojnë qartësim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Përtej dështimeve logjistike, plani duket të jetë një përpjekje cinike për të qetësuar votuesit anti-emigracion, dhe jo një zgjidhje e zgjuar. Duke deleguar procesin e azilit, Meloni e largon problemin nga sytë, duke vendosur një precedent të rrezikshëm njëanësor që minon aftësinë kolektive të BE-së për të adresuar sfidat e migracionit në mënyrë efektive.
Strategjia e dyfishtë e Danimarkës: Kosova dhe Ruanda
Qasja e Danimarkës ndaj kontraktimit të jashtëm penal, ndonëse më pak e raportuar në nivel ndërkombëtar, është po aq shqetësuese. Në vitin 2021, Danimarka nënshkroi një marrëveshje për të dërguar 300 të burgosur — të dënuar në Danimarkë dhe të destinuar për deportim — në Kosovë. Në ndryshim nga marrëveshja Itali-Shqipëri, marrëveshja e burgjeve mes Danimarkës dhe Kosovës nuk fokusohet eksplicitësisht në “shfrytëzimin” e problemeve shoqërore, por adreson një kategori të ngushtë të të burgosurve të deportueshëm. Megjithatë, shqetësimet kryesore mbeten.
Si mundet sistemi ligjor danez të monitorojë dhe mbështesë një sistem qindra kilometra larg, duke siguruar të njëjtat standarde të kujdesit dhe të drejtave të njeriut për të burgosurit? Ky kontraktim i jashtëm i drejtësisë dhe eksportimi i të burgosurve është thjesht një zgjidhje e përkohshme për të shmangur investimet e brendshme në reforma afatgjata penale. Marrëveshja rrezikon të izolojë të burgosurit nga familjet, avokatët dhe shoqëria daneze, duke minuar qëllimin rehabilitues të burgosjes. Vetë rehabilitimi — i provuar se ul recidivizmin dhe rrit sigurinë publike — mund të jetë me rrezik në një zonë ku barrierat ligjore, kulturore dhe gjuhësore mund të izolojnë edhe më shumë të burgosurit.
Rreziqet më të gjera të outsourcing-ut të sfidave të përbashkëta
Prirja aktuale e BE-së për kontraktim të jashtëm të politikave ka implikime shqetësuese, duke reflektuar një ndryshim në mënyrën se si shtetet anëtare adresojnë sfidat e përbashkëta. Siç ilustrojnë strategjitë e Italisë dhe Danimarkës, transferimi i përgjegjësive te fqinjët më pak të pasur jo vetëm që krijon raste të reja për përçarje brenda BE-së, por gjithashtu minon ndjeshëm udhëheqjen morale të kontinentit. Në mënyrë të diskutueshme, marrëveshje të tilla shpesh e shtyjnë ligjshmërinë deri në kufi, duke rrezikuar parimin e moskthimit (non-refoulement) të parashikuar në nenin 33 të Konventës së Refugjatëve të OKB-së.
Por ndoshta më shqetësuese, këto marrëveshje gërmojnë besimin në BE-në si një trupë të unifikuar që angazhohet për vlera të përbashkëta. Abdikimi nga përgjegjësia është vetëm një simptomë e qeverisjes së dështuar të BE-së, me votimin unanim në thelb, që pengon kapacitetin e saj për të ndërtojnë konsensus dhe për të vepruar në parim. Kur kombet më të pasura shmangin përgjegjësitë e tyre, ato jo vetëm që tensionojnë marrëdhëniet me fqinjët më pak të pasur, por gjithashtu dërgojnë një mesazh se solidariteti është dytësor ndaj oportunizmit politik. Kjo nuk është aspak një strategji e suksesshme për të afruar Ballkanin Perëndimor në BE.
Një alternativë federale: Udhëheqja me vlera
Alternativa është e qartë: Evropa duhet të miratojëadoptojë një qasje federale, në shkallë të BE-së, ndaj migracionit dhe reformës penale, si dhe në shumë çështje të tjera të diskutueshme. Infrastruktura, financimi dhe mbikëqyrja e përbashkët do të standardizonin praktikat dhe do të lehtësonin barrën e shteteve anëtare individuale. Një sistem koheziv duhet të japë përparësi zgjidhjeve humane, si rehabilitimi në sistemet penale dhe procesimi i drejtë i azilit në përputhje me sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane. Me fjalë të tjera, nëse shtetet anëtare vazhdojnë të shtyjnë për marrëveshje bilaterale që shpërndajnë dhe bien ndesh me vlerat evropiane, ato jo vetëm që dëmtojnë efektivitetin e traktateve dhe legjislacionit ekzistues të BE-së, por gjithashtu pengojnë zhvillimin e qasjeve të reja federale.
Fuqia e BE-së dhe projekti i saj global duhet të përqendrohet rreth aftësisë për të udhëhequr me vlera, nga mbrojtja pionere e të drejtave të njeriut deri te promovimi i qeverisjes demokratike. Outsourcing-u i përgjegjësive shoqërore barazohet me fshehjen e pluhurit në tapet, dhe është një tradhti ndaj trashëgimisë së saj. Nëse BE-ja dëshiron të mbetet një udhëheqës moral, ajo duhet të përballë sfidat e saj me transparencë, solidaritet dhe angazhim ndaj zgjidhjeve vërët evropiane, të cilat janë mënyra e vetme për të krijuar politika që pasqyrojnë idealet e saj. Asnjë shtet anëtar nuk duhet të lihet i vetmuar për të mbajtur këtëo barrë.
Një vit ma parë, ma shumë se një mijë terroristë prej Hamas sulmun Izraelin në orët e para të mëngjesit, me mijëra viktima, kryesisht civilë, dhe 251 pengje. Sulmi terrorist ma i madh ndonjëherë në tokën izraelite.
Ky masakër shkatërroi çka do duhej të ishin skena gëzimi: nji festival muzike dhe familje t'u shiju mëngjesin në shtëpitë e tyne. Sot përkujtojmë viktimat e këtij akti të tmerrshëm dhe përsërisim kërkesën që pengjet e mbetura të lirohen menjëherë.
Nji cikël traume
Ky sulm asht pjesë e nji cikli të gjatë traume. Prej atëherë, vuajtjet e njerëzve të pafajshëm kanë vazhdu. Kundërsulmi i Izraelit ndaj Hamasit në Gaza dhe Bregun Perëndimor ka çu në vdekjen e dhjetëra mijëra personave, përfshi shumë fëmijë, si hakmarrje për një krim në të cilin nuk kanë pasë pjesë. Pra, cikli vazhdon.
Hakmarrja nuk sjell zgjidhje, e aq ma pak paqe. Siç përshkallzohet konflikti në Liban, qindra mijëra persona tjerë radikalizohen dhe mësohen me urrye fqinjët e tyne. Tash po shohim këtë cikël jo vetëm tu u përsëritë, por edhe tu u përforcue përsëri, teksa jemi në prag të një përshkallzimi të mëtejshëm mes Iranit dhe Izraelit. (Shife edhe deklaratën tonë të ma hershme për mënyrën se si lufta po përhapet në Lindjen e Mesme.)
Trauma krijon ma shumë trauma. Duhen dekada për me shëru dhimbjen ndërgjeneracionale. Siguria, stabiliteti dhe paqja për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon mund të vijë vetëm kur cikli i traumës ndalet, por kjo duket ma larg se kurrë. Me e thy ciklin dhe me gjet forcën për me fillu ngadalë rindërtimin e besimit asht jashtëzakonisht e vështirë.
Megjithatë, përkundër të gjitha pengesave, kemi pa njerëz prej të gjitha sfonditë duke qëndru bashkë. Kemi pa myslimanë dhe hebrenjë duke qëndru bashkë për të mbrojtë karvanët e ndihmave që udhëtojnë për në Gaza. I kemi pa të protestojnë bashkë kundër padrejtësive. Po shohim disa iniciativa të fuqishme ku njerëz dhe politikanë po mundohen me ndërtu ura dhe po tregojnë që ekziston vetëm një anë për me zgjedh: të drejtat e njeriut.
Roli i BE-së
Vetëm kur me të vërtetë të zbatojmë të drejtat e njeriut pa përjashtime, mund të luajmë një rol serioz. BE-ja duhet me bashku zërin e vet dhe me kërku nji armëpushim të përhershëm, me mbështet Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me sanksionu ata që shkelin ligjin dhe me mbrojtë të gjitha viktimat. (Shiko edhe deklaratën tonë të ma hershme.)
BE-ja mundet gjithashtu me ndihmu në normalizimin e marrëdhanieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë. Mundemi me trajnue profesionistë në ndërmjetësim që ndihmojnë në pajtimin e traumave të përbashkëta në komunitetet lokale me hapa të vegjël por realë. Gjithmonë në bashkëpunim me komunitetet lokale dhe në varësi të nevojave të tyne, mundemi me ndihmu në ndërtimin e qeverisjes së mirë, shërbimeve dhe lidhjeve, dhe me mbështet rindërtimin, zhvillimin dhe investimet, si në Izrael, Palestinë dhe Liban.
Të gjithë meritojnë siguri, por ajo nuk mund të sigurohet duke toleru autokratët që përfitojnë nga frika dhe urrejtja, por vetëm duke mbështetë ata që zgjedhin me guxim anën e të drejtave të njeriut. Kjo asht një botë ku Lindja e Mesme dhe komunitetet e saj të larmishme mund të lulëzojnë në siguri dhe dhembshuri. "Kurrë më" duhet me qenë me të vërtetë "kurrë më".
Reinier van Lanschot,
Anëtar i Parlamentit Evropian.
Çfarë është Volt?
Volt është një lëvizje dhe parti politike panevropiane që vepron në mbi 30 vende të Evropës. Ne besojmë se bashkëpunimi ndërmjet vendeve është çelësi për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballemi sot: qoftë në luftën kundër krizës klimatike, mbrojtjen e idesë së demokracisë liberale, apo sigurimin e një sistemi të drejtë shëndetësor për të gjithë.
Volt vepron në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe evropian. Secili nga këto nivele luan një rol unik në jetën tonë të përditshme dhe kjo është pikërisht forca jonë – të jemi aktivë dhe të organizuar në çdo nivel në të gjithë Evropën, brenda dhe jashtë BE-së – me pak fjalë: kudo ku merren vendimet që ndikojnë në jetën e të gjithë qytetarëve të Evropës. Me qasjen tonë pan-evropiane synojmë të ndërtojmë ura mes shoqërive tona duke luftuar diskriminimin e çdo lloji, duke sjellë praktikat më të mira nga e gjithë Evropa dhe duke punuar drejt vizionit tonë afatgjatë të një Republike Federale të Evropës.
Bashkëpunimi përtej kufijve dhe komuniteteve
Ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës ekziston një lidhje e veçantë. Duke qenë një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e saj në vitin 2008, Zvicra tregoi mbështetjen e saj të fortë për kombin e ri dhe luajti një rol të rëndësishëm në statusin ndërkombëtar të Kosovës dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Zvicra gjithashtu ka qenë e angazhuar në përpjekjet për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe ka investuar në sektorë të ndryshëm të Kosovës si infrastruktura, energjia dhe bujqësia. Diaspora Shqiptëtare në Zvicër është një nga më të mëdhatë në Evropë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve. Ata shpesh plotësonin mungesat e punës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë zvicerane, veçanërisht në ndërtim, bujqësi dhe mikpritje. Gjithashtu, duke krijuar biznese të suksesshme në Zvicër, ata kontribuan në ekonominë zvicerane duke krijuar vende pune.
Diaspora Shqiptëtare ka qenë një pasuri e vlefshme për Zvicrën jo vetëm ekonomikisht, por edhe kulturalisht, duke sjellë perspektiva, tradita dhe zakone të reja në diversitetin kulturor të Zvicrës. EAZ, një reper dhe këngëtar zvicerano-kosovar, ka arritur sukses të konsiderueshëm në skenën muzikore zvicerane - për të përmendur vetëm një. Kënga e tij "Juicy" ishte titulli i parë zvicerano-gjerman që u ngjit në top-listat në Gjermani në 50 vitet e fundit. Gjithashtu, industria e filmit ka përfituar shumë nga regjisorët zvicerano-kosovarë. Festivali vjetor i filmit Kino Kosova ka shtuar shumë në jetën kulturore në Zvicër duke ndërtuar ura mes dy vendeve përmes eksplorimit të temave të identitetit, migracionit dhe përvojës kosovare. Dhe për fund, edhe industria sportive zvicerane ka përfituar shumë nga migracioni kosovar. Futbollistë si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë bërë të pazëvendësueshëm për ekipin kombëtar të futbollit të Zvicrës.
Ndërsa diaspora Shqiptëtare ka dhënë kontribute të mëdha në shoqërinë zvicerane, ajo gjithashtu është përballur me sfida të ndryshme. Zvicra konservatore ende trajton anëtarët e diasporës Shqipetare dhe pasardhësit e tyre si të huaj, me të rinjtë kosovarë që përballen ende me paragjykime në jetën e tyre të përditshme, duke filluar nga sharjet apo diskriminimi i hapur në fusha si strehimi, arsimi dhe punësimi. Këto përvoja diskriminuese mund të çojnë në ndjenja të përkatësisë dhe alienimit për disa anëtarë të diasporës, pasi balancimi i identiteteve Shqiptëtare dhe Zvicerane mund të jetë një sfidë për disa. Të tjerët kanë arritur të integrohen me sukses në shoqërinë zvicerane dhe të kapërcejnë këto vështirësi.
Adresimi i këtyre çështjeve është një pjesë integrale e bashkëpunimit të Volt Kosova dhe Volt Zvicra: Volt përpiqet për përfshirje dhe barazi në të gjithë Evropën, dhe ne duam të sjellim ndërgjegjësim për këtë situatë. Përveç ndryshimit të mendimit që duhet të ndodhë në kokat e zviceranëve, ne gjithashtu duam të modernizojmë ligjet e natyralizimit, për shembull duke mbështetur Iniciativën për Demokraci që synon të unifikojë dhe ulë kërkesat shumë të larta për marrjen e shtetësisë zvicerane dhe duke afruar diasporën kosovare më pranë vendit të tyre të origjinës duke e lidhur kauzën tonë në një nivel panevropian.
Një qëllim i përbashkët për integrim më të afërt evropian
Ndërsa Kosova dhe Zvicra nuk janë pjesë e BE-së, ato janë ende pjesë integrale të Evropës, duke ndarë një trashëgimi të përbashkët kulturore dhe histori të përbashkët. Edhe pse ekzistojnë ende shumë dallime në marrëdhëniet tona respektive me pjesën tjetër të Evropës, Volt Kosova dhe Volt Zvicra ndajnë të njëjtin qëllim të integrimit më të afërt evropian për vendet e tyre.
Zvicra, nga njëra anë, tashmë ka lidhje të forta me BE-në dhe ka përfituar shumë prej tyre. Por ende ka shumë fusha politike ku Zvicra ka nevojë për bashkëpunim edhe më të ngushtë. Një sistem i përbashkët furnizimi me energji, për shembull, është bërë më i rëndësishëm se kurrë, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës. Gjithashtu, programi arsimor evropian Erasmus+ si dhe programi kërkimor Horizon2020 janë të pazëvendësueshëm për institucionet arsimore dhe kërkimore zvicerane. Përveç kësaj, marrëdhëniet Zvicër-BE janë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat izolacioniste që kanë dominuar diskursin për 30 vitet e fundit në vend. Kjo është arsyeja pse Zvicra ka nevojë urgjente për një bastion të qartë pro-evropian. Volt Zvicra synon të bëhet ky bastion, prandaj ne filluam Iniciativën për Evropë në prill të vitit 2024 si pjesë e Aleancës për Evropë, duke synuar që marrëdhëniet me Evropën të shtohen në kushtetutë.
Kosova, nga ana tjetër, është shteti më i ri në kontinent dhe është e rrethuar nga kandidatë për anëtarësim në BE. Ndërsa Kosova vetë ka aplikuar për anëtarësim në BE më parë, ajo ende nuk ka marrë statusin zyrtar të kandidatit për anëtarësim. Duke filluar nga ky vit, qytetarët kosovarë tani mund të udhëtojnë lirshëm pa kërkuar vizë në Zonën Shengen, gjë që ka qenë një sukses i madh për të drejtat e kosovarëve.
Është e qartë se vetëm integrimi evropian i Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit mund të garantojë lirinë, sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë për rajonin. Nga ana tjetër, është gjithashtu thelbësore që BE-ja t’i sjellë në shtëpi vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu të sjellë stabilitet dhe prosperitet në rajon, që është në interesin e saj.
Përmes Volt Kosova, ne synojmë të afrojmë Kosovën më pranë integrimit të saj politik dhe ekonomik evropian, të mbështesim reformat që përmirësojnë jetën e qytetarëve kosovarë në vend dhe jashtë tij dhe të krijojmë mundësi për të rinjtë në Kosovë, në mënyrë që ata të ndjejnë se janë pjesë e kontinentit duke ndërtuar një ekonomi të fortë dhe një mjedis të pastër për brezat e ardhshëm në Kosovë.
Qëndroni të informuar për më shumë
Duke qenë pjesë e së njëjtës parti politike, Volt Zvicra dhe Volt Kosova natyrisht ndajnë të njëjtat vlera dhe struktura. Bashkëpunimi i qartë mes dy kapitujve të Volt-it siguron që këto vlera të përbashkëta dhe qëllime politike do të arrihen duke promovuar në mënyrë aktive lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve dhe duke rritur ndërgjegjësimin për shanset dhe sfidat që përballet komuniteti kosovar në Zvicër.
Së bashku po organizojmë një aksion shpërndarjeje fletëpalosjesh për të rritur ndërgjegjësimin për këtë bashkëpunim në festivalin e filmit Kino Kosova që mbahet në Bernë nga 11 deri më 15 shtator. Ne krijojmë postime bashkëpunuese në rrjetet sociale dhe organizojmë një ngjarje për Ditën Ndërkombëtare të Migracionit, duke adresuar disa nga çështjet me të cilat përballet diaspora kosovare, si dhe vetë Kosova.
Çfarë mund të bëni ju?
Ne besojmë se secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim. Nëse ndani vlerat e Volt-it, bashkohu me ne! Ju mund të kontribuoni nga Zvicra, Kosova ose kudo që ndodheni, ose lokalisht duke qenë anëtar aktiv i komunitetit tonë panevropian në vendin tuaj të banimit ose përmes përfshirjes në internet, duke na ndihmuar me fushatat dhe projektet tona. Ju mund të na ndiqni në rrjetet sociale dhe të përhapni përmbajtjen tonë ose të bëheni një anëtar aktiv dhe të krijoni përmbajtje për ne. Ne po punojmë në politika të ndryshme në Kosovë dhe Zvicër. Për më shumë, vizitoni faqen tonë të internetit dhe lidheni me ne në rrjetet sociale ose në një nga ngjarjet tona lokale. E ardhmja e një Evrope të bashkuar, ku Kosova dhe Zvicra janë të përfshira aktivisht në Evropë, është në duart tona. Dhe së bashku, ne mund ta bëjmë atë të ardhme realitet.
Volt Kosova është më shumë se një lëvizje politike; është një vizion për një të ardhme më të ndritur dhe më përfshirëse. Me dokumentet tona themelore pothuajse të përfunduara dhe gati për dorëzim, jemi të gatshëm të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara. Angazhimi ynë për barazi, dinjitet njerëzor dhe solidaritet formon bazën e iniciativave tona, duke siguruar që përpjekjet tona të rezonojnë jo vetëm në nivel lokal, por edhe në skenën më të gjerë evropiane përmes bashkëpunimit tonë me Volt Europa.
Pse Volt Kosova?
Qëllimi ynë kryesor është të bashkojmë popullsinë shqiptare në të gjithë BE-në, duke shfrytëzuar lidhjet tona të thella kulturore, gjuhësore dhe historike për të promovuar vlerat demokratike, drejtësinë sociale dhe bashkëpunimin rajonal. Duke bashkuar forcat me Volt Europa, synojmë të rrisim ndikimin tonë, duke krijuar një unitet më të madh ndërmjet shqiptarëve në mbarë kontinentin.
Qëllimet tona
Angazhimi Demokratik: Krijimi i një OJQ-je të fuqishme për të promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar në Kosovë.
Bashkëpunimi Rajonal: Forcimi i lidhjeve me komunitetet shqiptare në BE, duke krijuar një ndjenjë uniteti dhe qëllimi të përbashkët.
Politikat Progresive: Avokimi për politika që promovojnë drejtësinë sociale, barazinë dhe integrimin rajonal.
Bashkohuni me Ne
Ndërsa nisim këtë rrugëtim emocionues, ju ftojmë të na bashkoheni. Qoftë në Kosovë apo pjesë e diasporës shqiptare, pjesëmarrja dhe mbështetja juaj janë thelbësore. Së bashku, mund të ndërtojmë një lëvizje që jo vetëm përfaqëson vlerat tona të përbashkëta, por edhe sjell ndryshime të rëndësishme në shoqërinë tonë.
Si Mund të Ndihmoni
Bëhu Anëtar: Bashkohu me Volt Kosova dhe bëhu pjesë e një lëvizjeje progresive që mbështet unitetin dhe ndryshimin pozitiv.
Vullnetar: Kontribuo me kohën dhe aftësitë tuaja për të ndihmuar në ndërtimin e një baze të fortë dhe arritjen e qëllimeve tona.
Dhuro: Mbështet iniciativat tona dhe na ndihmo të arrijmë më shumë komunitete.
Volt Kosova është gati të bëjë një hap të rëndësishëm përpara dhe na duhet mbështetja juaj për ta realizuar këtë. Le të bashkohemi, të bashkëpunojmë dhe të krijojmë një të ardhme ku demokracia, barazia dhe solidariteti të lulëzojnë.