Co-Lead i Ekipit të Financave & Mbledhjes së Fondeve

Vendndodhja: Remote (me bazë në Kosovë)
Angazhimi: Vullnetar (pa pages)

Volt Kosova:

Volt Kosova asht pjesë e Volt Europa, ni lëvizje politike pan-evropiane që qëndron për ni Evropë të bashkum e progresive. Jena t’përkushtum me pru ndryshim pozitiv në Kosovë përmes drejtësisë shoqnore, qëndrueshmërisë mjedisore, e ni demokracie t’hapët e transparente. Si ni lëvizje politike që po rritet, po kërkojmë njerëz me pasion e aftësi që me na ndihmu me arritë qëllimet tona.

Përmbledhje e Pozitës:

Jemi në kërkim të ni Bashkë-udhëheqësi për Ekipin e Financave & Mbledhjes së Fondeve, që me na u bashku në ekip. Ti ke me punu bashkë me bashkëudhëheqësin tjetër për me menaxhu strategjinë financiare të Volt Kosova-s, me menaxhu resurset, e me zhvillu fushata mbledhje fondesh që me mbështetë nismat tona. Kjo asht ni mundësi e shkëlqyeshme me marrë pjesë aktive në formimin e të ardhmes së Volt Kosova-s dhe me kontribu me ni kauzë që e ndjen afër zemrës.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Strategjia Financiare: Bashkë-hartu e menaxho strategjinë financiare të Volt Kosova-s për me siguru qëndrueshmëri dhe rritje.

  • Mbledhja e Fondeve: Udhëheq e implemento nismat e mbledhjes së fondeve, prej mbledhjes përmes komunitetit deri te kërkimi i donacioneve e sponsorëve ma t’mdhaj.

  • Buxhetimi: Monitoro, planifiko dhe raporto për buxhetet e projekteve e fushatave, tue siguru që fondet përdoren në mënyrë efektive.

  • Aplikimi për Grante: Identifiko e aplikaj për grante t’përshtatshme, qoftë brenda Kosovës apo në nivel evropian.

  • Marrëdhaniet me Donatorë: Mbaj marrëdhanie të mira me donatorë e sponsorë, tue siguru komunikim e azhurnime t’rregullta.

  • Përputhshmëria: Siguro përputhshmërinë me rregulloret financiare dhe kërkesat për transparencë për organizata politike.

Aftësitë & Kualifikimet:

  • Eksperienca: Përvojë e ma pame në financa, mbledhje fondesh ose role të ngjashme asht e nevojshme. Përvoja në organizata jo-fitimprurëse apo politike asht ni plus.

  • Komunikimi: Aftësi të forta në shkrim dhe komunikim verbal në gjuhën shqipe (gegërisht) dhe anglisht (dija e gjuhëve tjera evropiane asht bonus).

  • Mbledhja e Fondeve: Dëshmi për përvojë në mbledhje fondesh apo mobilizim të burimeve, sidomos në sektorin jo-fitimprurës apo politik.

  • Puna në Grup: Aftësi me punu në bashkëpunim dhe me udhëheqë ni ekip në ni ambient dinamik e me shpejtësi.

  • Pasioni: Ni përkushtim i fortë për vlerat e Volt-it dhe misionin e tij, me interes për skenën politike e shoqnore të Kosovës.

Pse me u bashku me Volt Kosovën?

  • Ndikimi: Bëhu pjesë e ni lëvizjeje politike në rritje që punon për njoftim ndërkombëtar për Kosovën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian—dy prej qëllimeve ma të randësishme për të ardhmen e vendit ton.

  • Lidershipi: Merr ni rol udhëheqës me mundësi për zhvillim dhe ndikim në vendimet financiare kyçe.

  • Rrjetëzimi: Puno ngushtë me individë me pasion e që mendojnë njëjtë në krejt Kosovën dhe Evropën, tue kontribu në lëvizjen e gjanë Volt.

  • Zhvillimi: Fito përvojë në financat politike, mbledhjen e fondeve dhe menaxhim brenda ni organizate inovative e progresive.

  • Kontributi: Ndihmo me siguru ni të ardhme të qëndrueshme për Kosovën, ku demokracia lulëzon dhe drejtësia shoqnore asht e mbrojtun.

Si me Apliku:

Nëse je gati me pru pasionin, aftësitë, e përvojën tande në lëvizjen tonë, na duam me dëgju prej teje! Ju lutemi dërgoni CV-në dhe ni letër motivuese të shkurtër që shpjegon pse jeni të interesum për këtë rol dhe qysh mundeni me kontribu te [email protected].

Volt Kosova asht ni organizatë që ofron mundësi të barabarta. Ne festojmë diversitetin dhe jemi t’përkushtum për me kriju ni ambient gjithëpërfshirës për krejt vullnetarët.