Co-Lead i ekipit të Komunikimeve
Je i/e apasionum pas Europës, politikës, e lëvizjeve që ndrrojnë realitetin? Don me fitu përvojë njiherësh edhe me kontribu për nji kauzë të madhe?
Kjo asht shanca jote!
Vendndodhja: Prej shpisë (online)
Lloji i punës: Vullnetar, pa pagesë.
Pse me u bashku?
Po kërkojmë dikon kreativ që don me u përfshi n’komunikimin politik e në mediat sociale t’Volt Shqipni & Kosovë.
Ke mundësi me punu me nji ekip fantastik që përbashkon mbi 22,000 anëtarë të Volt Europa n’tanë kontinentin.
Fito përvojë që t’nimun me rrit karrierën tande n’komunikim, politikë, apo sektorin e OJQ-ve.
Përfitimet:
Puno online, prej shpisë.
Nji eksperiencë praktike në fushën e komunikimit politik e marketingut dixhital.
Rrjet i gjerë kontaktesh me individë e aktivistë prej tanë Europës.
Mundësi për me kontribu në projekte reale që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë n’politikën europiane.
Çka kërkojmë prej teje:
Me pasë pasion për politikën europiane dhe zhvillimet aktuale.
Aftësi t’mira n’shkrim dhe komunikim, sidomos n’anglisht (me ditë shqip ose gjuhë tjera asht bonus!).
Me pasë interes ose përvojë n’materiale për rrjete sociale ose komunikim politik.
Me kenë i/e aftë me punu n’mënyrë të pavarun, por edhe pjesë e ekipit.
Si me apliku:
Nëse je i/e interesum, na dergo CV-n tande dhe nji letër t’shkurtë motivimi ku shpjegon pse don me kenë pjesë e ekipit të Volt Shqipni & Kosovë, te [email protected].
Presim me t’pa n’ekip! ✨
Volt Kosova asht ni organizatë që ofron mundësi të barabarta. Ne festojmë diversitetin dhe jemi t’përkushtum për me kriju ni ambient gjithëpërfshirës për krejt vullnetarët.