Damian Boeselager

Ndjek Damian

Unë linda në Frankfurt në 1988, më i vogli prej katër fëmijëve. Pas diplomimit, shërbimit ushtarak dhe një semestri në Amerikën e Jugut, studjova filozofi dhe ekonomi në Bayreuth. Filluva jetën time profesionale në një firmë të madhe konsultimi strategjik, ku mbikëqyra shumë projekte në sektorin social dhe publik, për shembull në Romë, Kosovë ose në Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) në Nürnberg.

Pas dy vjet e gjysmë, vendosa të rikthehem në universitet. U zhvendosa në New York për të filluar një program master në Politikat Publike. Ishte në këtë qytet të mrekullueshëm që takova Andren dhe Colomben. Ishte viti 2016: viti i Trumpit, Brexitit dhe rritjes së Le Pen dhe AfD-së (ekstremit të djathtë në Gjermani). Nuk donim të rrinim duarkryq ndërsa Evropa ishte në rrezik, prandaj Andrea, Colombe dhe unë vendosëm të themelojmë Volt Europa në 2017. U ktheva në Berlin për të ndërtuar Voltin, bashkë me shumë njerëz të tjerë në Evropë. Nata e zgjedhjeve të vitit 2019 për zgjedhjet Europiane ishte ndoshta momenti më i çmendur i jetës sime.

Si kandidat kryesor i Voltit nga Gjermania, u bëra pjesë e Parlamentit Europian. Që atëherë, kam pasur privilegjin e jashtëzakonshëm të marr pjesë direkt në politikën europiane me ekipin tim. Jam krenar të them se kemi arritur shumë. Që nga viti 2019, kam punuar në 25 propozime ligjore, 6 prej të cilave i kam trajtuar si raportues. Para zgjedhjeve europiane të vitit 2024, populizmi anti-BE në Evropë duket më i fortë se kurrë. Me Volt, dua të kundërshtoj këto forca. Rruga drejt zgjedhjeve të ardhshme do të jetë sfiduese dhe emocionuese, por unë jam më se i gatshëm. Ejani dhe ndihmoni ne të qëndrojmë për një BE më të mirë!

Ju mund të bëni një ndryshim

Ndihmoni njerëzit tanë të arrijnë qëllimet e tyre duke dhuruar në Volt

Dhuroni