Me arrit dekarbonizimin e plotë të sistemit energjetik deri në 2035
Promovo heqjen totale të qymyrit deri në 2030 (linjiti deri në 2025).
Ndal lejet e reja për shpim për karburante fosile edhe ndalo flakjen e gazrave menihere. Për ma tepër, sigurohu që 80% e krejt rezervave të njohura të karburanteve fosile me mbetë në tokë. Ndal reklamimin e produkteve fosile, siç janë ndalimet për reklamat e cigareve.
Mbështet kërkimet për energjinë gjeotermale, bashkë me kërkimet për konvertimin e energjisë termale nga oqeani, energjinë e valëve e baticave, nxehtësinë e mbetur prej industrisë, biomasën, edhe dizajnë të reja për energjinë solare edhe të erës.
Promovo kërkimet për teknologji alternative, përfshi teknologjitë me karbon të ulët dhe ato që ndryshojnë tregun si konceptet e kimisë së qëndrueshme, zgjidhjet bio-bazë edhe konceptet për kthimin e mbeturinave organike e plastike në karburant, me theks të veçantë në aplikimet në shkallë të madhe.