Nji strategji Europiane, e sigurt dhe inovative për energjinë bërthamore
Lejo reaktorët ekzistues me vazhdu me punu në formën e tyne të tanishme deri sa t’u mbarojë afati i jetës. Siguro që zgjatjet e kohës së punës me u leju veç nëse:
krejt rregulloret e sigurisë që vlejnë në kohën e vendimit përmbushen;
operimet afatgjata bëhen krejtësisht me koston e operatorit;
nivoja ma e fundit e përparimeve teknologjike të kohës së vlerësimit arrihet;
reaktori osht i nevojshëm për me siguru neutralitetin klimatik.
Lejo ndërtimin dhe operimin e reaktorëve që veç janë aprovu nën kushtet kontraktuale që janë ra dakord.
Reaktorë të ri lejo vetëm nëse janë plotësisht të sigurt (nuk kanë nevojë për sisteme aktive sigurie për me i pru në gjendje të sigurt të mbylljes) dhe janë të fortë ndaj ndikimeve të jashtme.
Promovo kërkime dhe mbështet adoptimin e koncepteve të avancuara të fisionit dhe fuzionit bërthamor, si ciklet e toriumit, kripërat e shkrime, metalet e lëngshme, reaktorët Gen4, breeder të shpejtë ose reaktorët modularë të vegjël.